UEFA poston videon e Leao-s: “Magjik, premtimi tjetër i madh?!” (VIDEO)

Edhe pse ende nuk e ka gjetur golin në këtë edicion të Champions League, Rafael Leao është gjithmonë në qendër të vëmendjes kur bëhet fjalë për fazën sulmuese të Milanit.
Një asistim ndaj Salzburgut, një tjetër kundër Dinamos dhe një penallti e marrë, plus disa veprime të rrezikshme personale ndaj Chelseat, si në ndeshjen e parë ashtu edhe në atë të dytë, që fatkeqësisht nuk çuan në gol.
Kanalet e mediave sociale të UEFA Champions League festojnë portugezin duke postuar një video të driblimit të tij me shpejtësi kundër Chelseat në San Siro.
Ai le ne vend fillimisht Gallager dhe me pas befason Rece James duke pershpejtuar hapin dhe duke e kaluar lehtesisht…
“Rafa Leao, gjëja tjetër e madhe?!” shkruan UEFA Champions League ndersa UEFA vendos shkopin magjik si per te konfirmuar magjine e portugezit te Milanit.
Rafael Leão. The next big thing❓@acmilan || #UCL pic.twitter.com/cES6cG2JV4
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) October 14, 2022



