Uzuni bën sqarimin pas dy golave që shënoi sot: Nuk është 2, është… Uarda (foto)

Myrto Uzuni po jeton një histori dashurie të konsoliduar, teksa duket marrëzisht i dashuruar me bukuroshen 20-vjeçare, Uarda Hyseni, që i ka rrëmbyer zemrën talentit beratas.

Lidhja e dy të rinjve ka nisur muaj më pare, teksa 26-vjeçari duket se ka vendosur që të gjitha golat e shënuara t’ia dedikoj të dashurës. Uzuni ka bërë një sqarim të rëndësishëm pas dopietës së shënuar ndaj Mirandes.

Në një foto ku shqiptari shihet i buzëqeshura pas golit, duke ngritur 2 gishtat lartë, Myrtoja ka bërë me dije se ato dy gishta nuk simbolizonin numrin e golave të shënuar.

Por simbolizonin shkronjën “U”, si dedikim për bukuroshen Uarda Hyseni. “Nuk është 2, je ti Uarda Hyseni”, ishte mbishkrimi i Uzunit, i shoqëruar me një emoji zemre.

Uzuni bën sqarimin pas dy golave që shënoi sot: Nuk është 2, është… Uarda (foto)

Të dy asistet në këtë takim i ka dhënë Jose Callejon, ish-ylli i Realit dhe Napolit, i cili kuptohet me symbyllur me shqiptarin.

Muajin gusht Myrto Uzuni u shpall golashënuesi i La Liga 2, ndërsa duket se dhe në shtator sulmuesi shqiptar është duke bërë shumë mirë.