Uzuni i pandalshëm, shënon golin e dytë në sfidën e sotme! Kuptohet symbyllur me ish-yllin e Realit (video)

Myrto Uzuni është duke kaluar një nga momentet më të mira në karrierë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi një super gol në ndeshjen e Granadas me Mirandes, duke u ridhuruar avantazhin vendasve.
Shqiptari ka realizuar golin e dytë personal dhe të dytin për Granadën në minutën e 75’, duke i dhuruar sërish avantazhin ekipit të tij, me ndeshjen që deri në atë moment ishte barazim. SHIH GOLIN 2
Uzuni zhbllokoi sfidën me një super goditje në minutën e 44’, ndërsa miqtë barazuan në minutën e 48’ me Raul, por shqiptari ia doli të rimerrte avantazhin në minutën e 75’, duke shkuar në kuotën e 6 golave në 6 ndeshje kampionat, në La Liga 2.
Shqiptari realizoi një super goditje në minutën e 44’, duke shkuar në kuotën e 5 golave deri më tani në këtë sezon të La Liga 2.SHIH VIDEON
Të dy asistet në këtë takim i ka dhënë Jose Callejon, ish-ylli i Realit dhe Napolit, i cili kuptohet me symbyllur me shqiptarin.
Muajin gusht Myrto Uzuni u shpall golashënuesi i La Liga 2, ndërsa duket se dhe në shtator sulmuesi shqiptar është duke bërë shumë mirë.





