Vajza 11-vjecare ra nga ballkoni, familja ka nevojë për ndihmë! Të bëhemi të gjithë bashkë

Një ngjarje e trishtë dhe shume prekese u shënua ditën e djeshme në Sarandë, ku një vajzë 11 vjeçare ra nga kati i katërt i pallatit ku jeton.
11-vjeçarja Kistjana Nikolla ndodhet në spitalin e Trαumës në gjendje të rëndë. Familja e e vajzës është në vështirësi ekonomike dhe ka nevojë për mbëshetje monetare nga shqiptarët.
Kushdo që ka mundësinë dhe dëshirën e mirë për të ndihmuar, lutet të kontaktojë në 0693341068 (Xhiola Nikolla dhe Dritan Nikolla) ose +355685715845 Whatsapp.
Kujtojmë se nëna i kishte mbyllur brenda në shtëpi motër e vlla, për të ikur në punë. Kur janë ditët e pushimit në fundjavë, fëmijët e kalonin gjithë pjesën e ditës vetëm pasi prindërit punonin.
Duke dashur t’i mbrojë fëmijët e saj dhe mos t’i lërë në rrugë nga frika, nëna ka menduar ti mbyllë brenda me idenë që janë më të sigurt.
Por kur e keqja vjen, të gjen kudo të jesh. Urojmë që vogëlushja ta fitojë betejën me jetën dhe të rikthehet pranë familjes sa më shpejt.





