Vajza e verbër gjen dashurinë gjatë kurimit, kur hap sytë sheh njeriun që do bëhej burri i saj

Historia e dashurisë që do të lexoni në rreshtat në vijim është krejt ndryshe nga të tjerat. Eshtë vërtet fantastike. Sophia Corah kaloi nga verbëria deri në rigjetjen e forcave, dashurisë dhe në fund një fitore ndaj sëmundjes.

Një ditë, ajo u zgjua dhe ndjeu se diçka nuk shkonte, por nuk mund ta kuptonte se çfarë saktësisht. Duke shkuar për në klasë, ajo kuptoi se gjithçka ishte bërë e paqartë. Në klasë, kuptoi se nuk arrinte dot të lexonte as librat përpara saj.

Rezultoi se ajo kishte një gjendje të quajtur keratokonus, e cila shkaktoi një rënie të shikimit. “Kalova në stres të madh për rreth 8 muaj, pasi e gjithë bota ime u përmbys”, thotë ajo sot.

Vajza e verbër gjen dashurinë gjatë kurimit, kur hap sytë sheh njeriun që do bëhej burri i saj

Ajo e takoi burrin e saj të ardhshëm pikërisht në kohën kur kishte më shumë nevojë për të. Pavarësisht gjendjes së saj, Sophia vendosi të mos e linte shkollën, megjithatë, ajo u transferua në një tjetër që ishte më afër qytetit të saj, pasi nuk mund të shkonte më aq larg.

Siç e shpjegoi Sophia, pjesa më e vështirë e përvojës së saj “ishte largimi nga familja, ndërsa përballej me jetën e përditshme që ndryshonte nga dita në ditë”. Megjithatë, pavarësisht nëse ishte fati apo universi, Sophia takoi atë që tani është bashkëshorti i saj, Christian.

“Ai me të vërtet u bë familja ime”, shpjegoi Sophia. “Isha shumë e prekur nga fakti se sa shumë kujdesej për mua ky person që sapo kisha njohur.”

Ishte një moment i paharrueshëm kur ajo e pa për herë të parë. Procesi i saj i shërimit konsistonte në testimin e grupeve të ndryshme të lenteve të kontaktit dhe 2 operacione.

Lentet e para që përdori Sophia nuk funksionuan për një kohë të gjatë, por ajo ishte në gjendje të shihte fytyrat për disa orë një ditë. Kur pa fillimisht fytyrën e Christian, u magjeps, duke eksploruar të gjitha detajet e saj.

Lidhja e tyre ka patur uljet dhe ngritjet e veta, por fundi ka qenë i lumtur: Një martesë dhe një jetë pranë njëri-tjetrit. Këtu, në më shumë se çdo rast, vlen të themi se po, dashuria qenka e verbër.