Vasili: Rama si avokat i Dvoranit, inkurajon SPAK që të mos veprojë për dosjet përvëluese

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Armela Ferkon, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili foli gjithashtu edhe për marrëdhënien e kryeministrit Rama me Ardian Dvoranin.

Sipas Vasilit, Dvorani është një shembull që Rama ka zgjedhur për të ftuar edhe prokurorët e tjerë të shkelin ligjin.

Dvorani nuk i hyn në punë por me të përpiqet tu japë zemër prokurorëve që të shkelin ligji , duke ju dhënë mesazhin: ‘Mos hetoni për ne se do ju mbrojmë ne, do ju mbroj unë, dhe unë do bëj sikur bëj zhurmë për kundërshtarët e mi politikë’. Dvorani vetë është një turp i drejtësisë sepse Dvorani si kampion i luftës kundër korrupsionit nuk ka një çështje qe ai ka çuar para drejtësisë. Në memorien popullore Dvorani njihet si një instrument i verbër në Partinë Socialiste dhe si një njeri që kur ishte në gjykatë dënonte njerëzit për agjitacion dhe propagandë. Ky njeri është certifikuar si një rrënues i ‘Reformës në Drejtësi’ dhe pengues për ngritjen e Gj.K dhe deri në tentativën për të rrëmbyer kompetencat e presidentit me emërimin e anëtarëvë të Gj.K të provuar me shkresa me dokumenta, e të tjera veprime të njëpasnjëshme, njëri më i rëndë se tjetri.

Dhe ka qenë shembulli më i zi i sabotimit të ‘Reformës në Drejtësi’. Kampioni i anti reformës është Dvoriani. Do ta meritonte! Ndërsa në luftën kundër korrupsionit ka bërë vetëm këtë, ka mbrojtur me sa mundësi ka pasur korrupsionin qeveritar dhe mendoni ju nëse do kishte një çështje në të cilin do të shkonte në Gjykatën ku shërben ai, cili do ishte objektiviteti i Dvoranit, këtij të dashuri të zemrës të Edi Ramës!!

Edhe në të shkuarën e tij ka treguar se ka qenë qartësisht i kapur në fyt nga Rilindja. Dvorani është turp i drejtësisë dhe një kufomë e drejtësisë, kjo kufomë i duhet Edi Ramës vetëm që tu japë kurajo prokurorëve që kanë çështje të mëdha nëpër duar që: ‘Shkelni ligjin, por mos më hetoni mua’”, u shpreh Vasili.