Veganët çojnë lule mbi mishin në supermarket, mbajnë zi për kafshët

Veprimet e veganëve në sportelet e mίshit të supermarketeve janë të zakonshme, por kjo e fundit i kanë lënë pa fjalë njerëzit e tjerë.

Veganët morën përsipër t’i ‘i bëjnë homazhe’ produkteve të mishit sikur të ishin në një funεral.

Videoja, e cila është realizuar kohë më parë por së fundmi është rishfaqur në Twitter, shfaq disa njerëz që grumbullohen rreth banakut të mishit në një supermarket.

Në sfond dëgjohet një muzikë orkestrale ndërkohë që veganët rrinë në radhë dhe vënë lule mbi mίsh.

Videoja në fjalë ka grumbulluar miliona shikime e ka ngjallur mijêra reagime nga përdoruesit e rrjeteve sociale të cilët janë ndarë në disa pjesë.

Disa e konsiderojnë këtë veprim të veganëve si diçka qesharake dhe nisën të talleshin me ta, ndërkohë që kishte edhe nga ata që thanë se vendosja e luleve mbi mish është shenjë respekti për kafshët.