Veprimi i Rafa Leao-s që nuk u nënvizua aspak pas golit të Brahim Diaz! (VIDEO)

Rafael Leao është rritur jashtëzakonisht shumë në krahasim me kur mbërriti para 3 vitesh në Milanello dhe ishte ende një djalosh i ri me talent dhe premtues, por si ajo gonxhja që pret të lulëzojë më pas…
Milani e rriti, nuk i vuri presion, pati durim dhe në momentet më të vështira kur shumë donin shitjen e tij sepse nuk jepte atë që pritej, e mbajti duke e ditur se çfarë kishte në duar dhe se ai investim prej 25 mln eurosh dhe kartonin e Diallo ia kishte vlerë…
Leao ndezi motorët, u poq dhe u kthye në një lojtar vendimtar, vjet MVP i kampionatit dhe lider kryesor në arritjen e titullit, sot ndër më të mirët, për të mos thënë futbollisti më vendimtar në Serie A dhe ndër top më të mirët në botë në rolin e tij.
Rinovimi ende nuk vjen, sigurisht, por Leao është i lumtur në Milano dhe e ka thënë e rithënë. Nëse duhet për të kuptuar këtë ndjeësi, mjafton të shkojmë të ndeshja Milan-Juventus, kur ndodhi diçka që kaloi pa u vënë re dhe amplifikuar siç duhet…
Në fakt, kemi qenë dëshmitarë shpesh të festimeve të ndryshme të lojtarëve, që e bëjnë si diçka të shtirur pasi shoku nuk i ka pasur me portën e boshatisur dhe duke rrezikuar të mos shënojë gol, si në rastin e Brahim Diaz – për fat goditja e tij solli dyfishimin e rezultatit.
Në atë moment, Leao, që ndodhej brenda zone, priste topin por Brahim vendosi të finalizonte vetë aksionin e krijuar po vetë me dy driblime të bukura dhe depërtim të shpejtë.
Leao jo vetëm që e mori keq, por sikur mezi priste që Brahim të shënonte dhe të çlirohej nga ajo përgjegjësi dhe presion për paraqitje të dobëta pas ndeshjes ndaj Udinese në javën e parë.
Lumturia e Brahim ishte lumturia e Leao-s, që nuk ngriti thjesht duart lart dhe festoi, apo shkoi më vonë te Brahim, por shkoi ta kapte, e ngriti mbi supet e tij dhe i bëri xhiron nën Curva Sud me fanelën që Diaz mbante si një trofe me numrin “10”.
Fytyra e Leaos dallohet mjaft mirë, i qeshur dhe i lumtur për shokun e tij. Një ndjesi që përjetoi edhe Ballo Toure në Empoli kur e gjithë skuadra shkoi ta përgëzonte. Një sinjal se te Milani nuk ka “unë” por “ne”, pikërisht ajo që kërkon Pioli!



