Veshjet unike të Ronela Hajatit, Niko Komani: E kam parë si vepër arti!

Artistja shqiptare Ronela Hajati do të hapë shfaqjen e Eurovizion që do të mbahet më datë 10 Maj. Këngëtarja shqiptare do të performojë e para në gjysmë finalen e parë të festivalit europian që pritet të mbahet në Torino. Padyshim që interes të veçantë paraqet edhe veshja e Ronelës.
Për të folur më shumë mbi detajet e veshjeve deri më tani, Niko Komani në një lidhje me Skype për “Wake Up” tregon më shumë.
Si e komenton ai paraqitjen e Ronelës në tapetin e kaltër ditën e djeshme?
Të gjithë mundohen të sjellin veshjet më të bukura. Secili do të sjelli një vizion ndryshe. Pasi fitoi Festivalin e Këngës jemi ulur dhe kemi diskutuar. Unë dhe Ronela kemi dashur të sjellim diçka ndryshe, të veçantë. Unë e kam parë si një vepër arti këtë veshje. Ishte një veshje që kur e sheh të duket si art, për muze. Ia arritëm qëllimit.
Çfarë mesazhi kanë dashur Niko dhe Ronela të përcjellin mbi këtë veshje?
Ngjan si mozaik i një kishe ortodokse. Është vendi i dashurisë. Tek printi janë flamurët e të gjithë shteteve. Kjo ishte një veshje më e mirëmenduar se të tjerat. Tregon dashurinë që Ronela ka për të gjithë. Kapelja ka qenë e rëndë dhe ka pasur një bishtalec shumë të rëndë. Jam munduar të sjell trendet dhe tendencat më të fundit. Të gjitha veshjet janë shumë të guximshme.
a.m/dita







