Vetëm 4 vjeç: vogëlushi merr në telefon spitalin dhe i shpëton jetën mamit të tij
Aktualitet
7 muaj më parë

Një djalë katër vjeçar australian ka mundur të shpëtojë nënën e tij nga një urgjencë mjekësore duke thirrur një ambulancë, vetëm një ditë pasi ajo i mësoi se si ta bënte.
Monty Cocker thirri numrin e urgjencës kombëtare më 27 gusht, duke u thënë operatorëve: “Mamaja ka rënë”, shkruan BBC.
“Ndërsa arritëm në adresë, ai ishte në dritare… duke na bërë me dorë”, tha ndihmësmjeku Mark Small për mediat.
Brenda shtëpisë, Monty me qetësi ndihmoi ekuipazhin e ambulancës të kuptonte se nëna e tij, Wendy, kishte pësuar një krizë.
Mjekët e urgjencës u kthyen në shtëpinë në Launceston, Tasmania, të martën për t’i dhënë Monty-t një certifikatë mirënjohjeje.
Qytetar i vogël dhe i vetëdijshëm. 4 vjeçari bëri vërtet një magji duke konsideruar moshën e tij.





