“Vetëm në Itali ndodh” Pioli kritikon arbitrat e Serie A! Dhe ka të drejtë

Sampdoria-Milan ishte nje ndeshje me shume tension e polemika, sidomos drejtuar arbitrit Fabrt. Giampaolo u shfaq i tërbuar në mikrofonat e SkySport, duke akuzuar një gjykim të njëanshem.

Për drejtimin e ndeshjes foli edhe trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, duke bërë edhe një krahasim me ndeshjet e fundit në të cilat Milani ishte protagonist, duke nisur nga ndeshja e Champions League kundër Salzburgut.

“Lojtarët përshtaten me arbitrin. Në Salzburg gjysmëfaullet nuk akordoheshin fare. Loja rridhte dhe vazhdonte! Nëse ka shumë faulla atëherë krijohen shumë protesta. Në derbi luajtëm vetëm 47 minuta futboll. Janë pak! Lojtarët nuk kanë probleme për t’u përshtatur”.

Prandaj, mendimi i Piolit është i qartë. Sa më pak të vershellehet, aq më mirë. Trajneri kuqezi do të preferonte menaxhimin e ndeshjes në stilin anglez, në të cilin sanksionohen vetëm kontaktet më të qarta dhe më të dukshme.

Në fund të fundit, në Ligën e Kampionëve, një kompeticion ndërkombëtar, faullet si ato të fishkëllyera sonte nuk janë sanksionuar kurre. Dhe kur e thote kete, Pioli e ben ne te mire te sistemit italian te futbollit sepse ne Europe duket sikur ecet me ritme dyfish me te shpejta…