VIDEO: Granit Xhaka fantastik, shqiptari shënon gol të bukur në derbin ndaj Tottenham

Arsenali dhe Tottenhami përballen në “Emirates Stadium’, në sfidën e vlefshme për javën e 9 të Premier League, me sfidën që transmetohet live në ekranin e SuperSport 2.
Arsenal-Tottenham 3-1 (Partey 20′ Jesus 49′ Xhaka 67′ / Kane 31′ pen.) Pas një aksioni të bukur mes lojtarëve të Arsenal, Granit Xhaka gjen rrugën drejt rrjetës dhe thellon avantazhin ndaj Tottenham në minutën e 67’.
https://twitter.com/i/status/1576194441810890753
Tottenham mbetet me 10 lojtarë në fushën e lojës në minutën e 62’, kjo pasi Emerson merr karton të kuq pas një ndërhyrje të gabuar. Arsenal merr avantazhin, pas një rrëmuje në zonë dhe gafës së Lloris dhe Romeros, Gabriel Jesus e dërgon topin në rrjetë në minutën e 49′.
Festa e Gunners nuk zgjati shumë, pasi ekipi i Antonio Contes barazoi rezultatin në 11 minuta më vonë. Richarlison u ndal në mënyrë të parregullt nga braziliani Gabriel dhe penallti për Tottenhamin.
Ekzekutimin e mori përsipër kapiteni Harry Kane, i cili nuk gaboi dhe dërgoi topin saktësisht në rrjetën e portës së Arsenalit. Spektakël dhe barazim 1-1 në derbin e Londrës.
Zhbllokohet derbi Arsenal-Tottenham. Minuta e 20’ ka sjellë avantazhin e vendasve, të cilët zhbllokuan rezultatin falë një eurogoli të Thomas Partey. Mesfushori ganez gjeti trekëndëshin e portës së francezit Lloris, duke ndezur festën e tifozëvë të Arsenalit dhe trajnerit Mikel Arteta. Ky është goli i parë sezonal në Premier League për 29-vjeçarin, ndërkohë që Arsenali kryesues siguron avantazhin përballë “armiqve” të Tottenhamit.





