VIDEO | Penalltia e mohuar në Milan-Juve? Vlahovic zhvendos krahun nga topi. Ish-arbitri e justifikon VAR, pastaj ndryshon mendje!

Ndeshje nga ritmet shumë të larta Milan-Juventus. Raste nga të dyja palët ne pjesen e pare, me Rafael Leaon që është gjithmonë njeriu më i rrezikshëm për kuqezinjtë dhe qe goditi madje edhe dy shtylla ne pjesen e pare…

Juventusi protestoi te goli i Milanit per nje faull te padhene ndaj Cuadrado qe solli edhe goditjen e kendit e cila u kthye ne gol nga Tomori pas gjuajtjes se Giroud…

Por, te Juventusi nuk fusin ne llogari edhe nje episos po kaq te diskutueshem brenda zones se rreptesise. Leao ka depertuar ne zonen e rreptesise se Juventusit dhe ka goditur por Dusan Vlahovic ka hapur berrylin drejt topit dhe e ka devijuar ne goditje kendore.

VAR kontrolloi aksionin dhe në fund vendosi të mos e thërriste arbitrin përsëri në monitor. Prandaj, asnjë penallti. Duke vëzhguar me detaje ndërhyrjen e Vlahovic, mesa duket bie në sy se krahu i lojtarit është ngjitur në trup, por në mbrojtjen e goditjes së Leaos ai bën një lëvizje të lehtë drejt topit, si me trup ashtu edhe me krah.

Me pak fjalë, duket qartë se sulmuesi i Juventusit zgjat krahun vetëm për të ndaluar topin dhe zgjeron volumin e trupit te tij. Eksperti i DAZN i ngarkuar për moviolen e arbitrazhit, Luca Marelli, ka dhënë një shpjegim të episodit.

Ish-arbitri ka vënë re edhe lëvizjen e lehtë të krahut të Vlahovicit drejt topit. Por nëse në fillim deklaroi se ishte shumë pak për të caktuar një penallti, ai më vonë u korrigjua duke pranuar se episodi është vërtet në kufi, prandaj dhe shumë i diskutueshëm..

“Krahu ishte shumë i lidhur me trupin, kishte një lëvizje shumë te lehtë për t’u zgjeruar, por është shumë pak për të dhënë një penallti”…

Por, pas pjeses se pare, Marelli, i cili ka ndjekur edhe njehere ate qe ka ndodhur, ka korigjuar veten e tij duke pranuar se ishin te gjitha shanset te akordohej penallti nese Orsato do te kishte shkuar ne VAR.

VIDEO E PREKJES NGA VLAHOVIC