Pritjes i erdhi fundi, Uzuni shënon golin e parë në La Liga
Aktualitet
11 muaj më parë

Pritjes i erdhi fundi. Myrto Uzuni ka shënuar golin e parë me fanellën e Granadas. Lojtari shqiptar ia doli të jetë protagonist në transfertën ndaj Mallorcas, duke “tundur rrjetën”. Uzuni bën gjithçka mirë para portierit në minutën e 78-të, duke dërguar topin pas shpinës së “gardianit” rival.
26 vjeçari u transferua në janar në Spanjë dhe numëron 12 paraqitje. Deri më sot, sulmuesi nuk kishte lënë dot gjurmë, pasi nuk numëronte asnjë gol dhe asnjë assist. Granada po lufton për mbijetesë, teksa renditet në vendin e 16-të të La Liga.





