(video) Shkëputet ballkoni i katit të pestë dhe përfundon një kat më poshtë, lemerisen banorët

Një ngjarje aspak e zakontë dhe aspak normale është regjistruar sot në një pallat në Mamurras. Ballkoni i një apartamenti në katin e pestë të pallatit është shkëputur, duke rënë një kat më poshtë.
Gazetari Elidon Ndreka raporton për Balkanëeb se banoret e këtij pallati të lemerisur kanë lënë banesat duke u larguar direkt nga hyrjet e tyre, ndërsa policia menjëherë ke vendosur perimetrin e sigurisë.
Priten ekspertet te vendosin nëse pallati është ose jo i banueshëm. Shkak e rënies se ballkoneve është amortizimi i godinës.
Kujtojmë se Mamurrasi ishte një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, ku shumë banorë mbetën në mëshirë të fatit, pasi shtëpitë e tyre u rrëzuan.
Shumë prej tyre vazhdojnë e kësaj dite të jetojnë me qera, ndërkohë që një pjesë është sistemuar në shtëpitë e ngritura me fondet e mbledhura për tërmetin.
Pallati i sotëm është një nga të shumtët që ka mbetur me pasoja nga tërmeti i vitit 2019 dhe ka nevojë për rikostruksion.





