“Viti 2020 do më gjejë me fëmijë”, ja pse këngëtarja shqiptare nuk e ka mbajtur fjalën

Këngëtarja Era Rusi është mjaft hermetike sa i përket jetës së saj personale, duke mos ndarë informacione me fansat dhe ndjekësit e saj.
Por, disa kohë më parë ajo foli publikisht teksa ishte e ftuar në ditëlindjen e këngëtares Eneda Tarifa ku pohoi se është në një lidhje.
Së fundmi ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku megjithëse ‘i paralajmëroi’ ata që të mos bëjnë në lidhje me martesën, ndjekësit nuk e fshehën kuriozitetin e tyre.
Pavarësisht se postoi disa pyetje që iu drejtuan në lidhje me fejesën apo martesën këngëtarja vendosi të mos përgjigjej.
Por, Era Rusi zbuloi arsyen pse ka ‘kundërshtuar’ deklaratën e saj të rreth tre viteve më parë, ku ka shprehur se në 2020 do të bëhej nënë.
Kjo deklaratë iu kujtua nga një ndjekës i cili shkruan: “Në një intervistë në 2019 ke thënë se në 2020 do të bëj beb me ose pa partner, po mbyllet 2022 dhe asgjë.”
Ndërsa këngëtarja ka zgjedhur të shkruajë thjesht: “Nuk e kisha planifikuar pandeminë”, duke ia lënë kështu ‘fajin’ koronavirusit.







