Vrasës serial prostitutash? Shqiptarja u vra dhe u hodh gjysmë e zhveshur në lumë, zbulohen pistat e hetimit

Shumë pak ditë kanë kalur që nga vdekja e shqiptares 35-vjeçare Nevila Pjetri të vrarë në periferi të bashkisë së Ligurias në mbrëmjen e 4 qershorit në Italinë fqinje. Informacionet e para, të pa konfirmuara nga hetuesit, sugjeronin se viktima fillimisht ishte rrahur dhe më pas ishte vrarë me një të shtënë me pistoletë të kalibrit të vogël ose me një instrument me majë të vendosur pas veshit të majtë.

Ndërsa këtë të martë kanë dalë informacione të tjera, që hedhin dyshime se autoritete italiane mund të kenë të bëjnë me një vrasës serial, i cili është hedhur në veprim në zonën e Saranzës.

Ky është dyshimi i parë i hetuesve që hetojnë vdekjen e shqiptares 35-vjeçare dhe që mbështetet nga një krim i cili u pasua pas disa orësh në të njëjtën zonë, nga një tjetër sulm fatal. Viktima e dytë është një transeksual, trupi i pajetë i të cilit është gjetur i mbuluar me ferra.

Jo shumë larg polica gjeti edhe një makinë në të cilën kishte njolla gjaku. Sipas raportimeve, vrasësi kishte përdorur një arë, ndërsa një pistë tjetër hetimi është zhdukja e dëshmitarit. Sipas La Reppublica, vrasësi mund t’i “ketë mbyllur gojën përgjithmonë” transeksualit, i cili mund të ketë qenë dëshmitar i vrasjes së Nevila Pjetrit.

Viktima e dytë mund ta ketë parë vrasësin teksa po ngarkonte shqiptaren në makinë, një makinë e bardhë shërbimi, pranë një karburanti në zona e Marinella di Sarzana, sipas raportimeve të mediave italiane. Një hipotezë është se pas dy vrasjeve mund të jetë e njëjta dorë. Gjithashtu po hetohet bota e prostitucionit: Vrasje nga një klient ose hakmarrje brenda grupit të rrjetit.

Sipas hetimeve të para pas vdekjes së 35-vjeçare, shqiptarja është rrahur dhe tentuar të mbrohet, më pas është goditur pas veshit të majtë me një mjet të mprehtë, të ngjashme me kaçavidën, ose pistoletë të kalibrit të vogël.

Sipas hipotezave hetimore, ndoshta 35-vjeçarja kishte vendosur të mos prostituonte më ose donte të ishte e “pavarur.” Dhe kështu ata “firmosën” urdhrin e vdekjes. Ndërkohë, një zejtar, i cili dyshohet se ka lidhje me të dyja ngjarjet është arrestuar dhe do merret në pyetje.

Viktima ishte martuar para një viti

Pjetri kishte dëmtime në fytyrë, gërvishtje në krahë, ishte gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar në gjak. Bashkëshorti i shqiptares ka thënë se nuk e dinte që gruaja e tij po prostituonte. Në shpinën e 35 vjeçares kishte shenja të dukshme të një sulmi ndaj saj.

Nevila Pjetri gjithashtu është një emër i njohur dhe për autoritet shqiptare. 35-vjeçarja me origjinë nga Elbasani e cila prej vitesh jetonte në Carrara të Italisë, në vitin 2009-të është arrestuar për prostitucion.

Sipas hetimeve, Pjetri ishte martuar me një shqiptar para një viti. Ata nuk kishin fëmijë. Bashkëshorti i saj është kopshtar dhe banonin së bashku në një zonë në Massa.

Gjendet makina e përdor nga viktima

Hetimet kanë bërë të mundur gjetjen e makinës me të cilën kishte mbërritur gruaja në vendngjarje. Dhe kanë qenë pikërisht këto detaje që kanë shtyrë policinë të shkojë në vendin ku vajza ushtronte “profesionin” e saj. Në territorin e komunës Sarzana, ata gjetën dëshmitarët e parë dhe kështu mundën të  identifikonin viktimën.

Sipas hetimeve vrasja nuk ka ndodhur në vendin ku më pas është gjetur trupi, në shtratin e lumit Parmignola në Sarzara të Italisë. Sipas hetuesve, gruaja është parë për herë të fundit në mbrëmjen e së shtunës shumë vonë teksa ka hipur në një makinë të bardhë të drejtuar nga një burrë.

Kanë qenë miqtë dhe kolegët e saj që kanë raportuar makinën në të cilën ka hipur viktima dhe është larguar. Mediat italiane shkruajnë se ka qenë dikush raportoi se kishte parë gjithashtu një burrë që tërhiqte një trup drejt përroit.

Prandaj dyshohet se mund të ketë qenë një klient i gruas që e ka vrarë, ndoshta gjatë një grindjeje. Në orët në vijim do të hidhet dritë mbi shkaqet e vdekjes. Në trupin e 35-vjeçares janë konstatuar plagë, gjithashtu edhe në fytyrë e këmbë.

Bashkëshorti i viktimës: E prita gjithë mbrëmjen…

rasja e 35-vjeçares Nevila Pjetri në Itali, për bashkëshortin e saj Leonard Markun ishte një goditje në zemër.

Mediat italiane kanë shkruar se Marku ka mësuar për vrasjen e gruas kur në derë i trokitën karabinierët. Teksa ka qenë i rrethuar nga miq dhe të afërm dhe nuk i ka mbajtur dot lotët, duke theksuar se e kishte pritur që të kthehej në shtëpi.

“Ajo doli nga shtëpia në orën 20:00. E prita gjithë mbrëmjen, nuk e kuptova pse nuk po kthehej. Më pas mbërritën karabinierët… E doja shumë”, mësohet të jetë shprehur shqiptari.

Kunata e viktimës: Nuk e besonim kurrë që asaj t’i ndodhte diçka e tillë

Kunata e 35-vjeçares së vrarë në Itali, Nevila Pjetri ka folur për mediet. Kunata e së ndjerës teksa ka veshur rrobat e zisë është shprehurt e tronditur për ngjarjen. Ka qenë bashkëshorti i të ndjerës që ka lajmëruar familjen e saj në Elbasan ku jetojnë tre vëllezërit me familjet e tyre. Nusja e vëllait Sofia thotë se Nevila ishte e lumtur me jetën e saj ndaj lajmi i ka habitur pa masë.

“Shumë keq. Lajmin e mësova nga bashkëshorti i kunatës. E përjetuam shumë keq, nuk e besonim kurrë që asaj t’i ndodhte diçka e tillë. Dy ditë më parë kam folur me të dhe ishte shumë e lumtur. Nuk e di, kjo është katastrofë, është e pa pritshme. Do e sjellim Shqipëri trupin, nuk e lëmë dot aty. Ne kemi komunikuar me bashkëshortin e saj, ai është shumë I tronditur. Është  e pabesueshme se ajo doli si gjithmonë dhe nuk u kthye në shtëpi, se si ka qenë ngjarja nuk e di. Për probleme jo, ishte e lumtur me bashkëshortin e vet, se 1 vit ka që është martuar”, tha ajo.

Ajo thotë se 35 vjeçarja i ndihmonte vazhdimisht ekonomikisht.

“Ne na ndihmonte kur kishim probleme, halle. Kjo ishte për mua si motër. Kam kaluar një tronditje të madhe, nuk rri dot as në shtëpi, ik sa andej këtej” tha kunata.

Dy ditë nga ngjarja familjarët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes dhe ndihmë për të sjellë trupin në Shqipëri për t’i kryer sipas zakoneve ritet mortore.

“Shtetit i kërkoj të gjendet vrasësi, dhe ndihmë për të sjellë trupin. Është zhdukur çdo gjë nga kunata edhe sendet që ka pasur me vete, nuk i gjendet as kara e identitetit, as çanta asgjë” tha kunata.

Në lidhje me lajmet se 35 vjeçarja punonte si punonjëse seksi në Itali familjarja thotë se nuk ka pasur dijeni, por e tronditur numëron rastet e shumta kur ka ndihmuar familjen e saj.

“Nuk është e vërtetë. Nuk është e vërtetë që ka punuar kështu, unë e di në punë. Tani të vërtetën ajo e di dhe Zoti lart. Për gjithçka i jam mirënjohëse. Më është gjendur afër për sëmundje, për çdo gjë, për hallet të kam pasur më ka ndihmuar”, tha kunata.