Vrioni lë nam në MLS, i vetëm me portierin e dërgon topin matanë stadiumit (video)

Çfarë ndodhi me karrierën e Xhakomo Vrionit? Sulmuesi shqiptar kaloi një sezon fantastik te Tirol, duke barazuar me gola të shënuar talentin e shumëpërmendur në Austri, Adeyemi.
Teksa pritej kalimi në një skuadër të nivelit të lartë, Vrioni zgjedh në mënyrë befasuese kalimin te New England Revolution.
Ende asnjë gol i shënuar në MLS, teksa lojtari shqiptar la mbrapa dëmtimin dhe u aktivizua në të 60 në humbjen ndaj Monreal, 0-1.
Në minutën e 89, sulmuesi kishte një rast flagrant për të shënuar. I gjetur i vetëm para portierit kundërshtar, Vrioni e ka dërguar topin jashtë stadiumit. (minuta 06:30)
Vrioni ka humbur formën dhe shkëlqimin që pati vjet në Bundesligën austriake me Tirol dhe u transferua me idenë për të bërë ndryshimin në MLS.
Por më këtë ritëm dhe formë, jo vetëm që s’po bën diferencën por është kthyer në lojtar stoli dhe mesa duket MLS nuk qenka aq e lehtë për të, sa priste ai.





