Xhaka është lojtar i dobët? Gabriel Jesus iu mbyll gojën atyre që shajnë shqiptarin

Arsenal fitoi bindshëm në transfertën ndaj Brentford dhe rimori kreun e renditjes së Premier League, duke treguar edhe njëherë tjetër që është skuadra më në formë në elitën e futbollit anglez.
Djemtë e Mikel Artetës dominuan të gjithë takimin, ndërsa kapiteni Granit Xhaka ishte në top-formë dhe padiskutim protagonist në këtë takim.
Goli i parë u realizua në minutën e 17’, me Saliba që zhbllokoi rezultatin pas një asisti nga Saka. Ndërsa në minutën e 28’ ishte Gabriel Jesus ai që gjeti rrugën drejt rrjetës, pas një asisti nga Xhaka.
Në pjesën e dytë “The Gunners” do të gjenin sërish rrugën drejt rrjetës, duke shënuar në minutën e 49’, me Vieira.Pas takimit të raundit të tetë Arsenal kryeson me 18 pikë, teksa Brenford renditet në vend të nëntë me 9 pikë të grumbulluara.
Granit Xhaka asistoi tek goli i dytë për Gabriel Jesus.Pas ndeshjes, Jesus e lavdëroi Granit Xhakën, duke thënë se është shumë lojtar cilësor.
“Ai më asistoi për golin dhe jam shumë i lumtur që luaj me të, ai është një lojtar inteligjent dhe cilësor”, tha Jesus për Sky Sport.





