YOUTHLEAGUE | Lazetic kthehet nga dëmtimi dhe direkt vendos me teknikën e tij! Milan Primavera fluturon në krye të grupit (VIDEO)

Milan Primavera ka shkuar në krye të grupit të tyre të Ligës së të rinjve të UEFA-s pas një fitoreje komanduese 3-0 kundër Dinamo Zagrebit në Vismara këtë pasdite.

Golat nga skuadra e Ignazio Abate erdhen qe në pjesën e parë pasi Chaka Traore dhe Youns El Hilali vendosen. Fillimisht ishte i pari që dha nje super asist per sulmuesin ne minutën e 26-të për të hapur rezultatin, më pas ndodhi anasjelltas pikërisht me El Hilali qe gjeti Traore i cili nuk fali.

Milani pati shumë raste për shenuar edhe te tretin ne pjesën e dytë, teksa skuadra mysafire nuk arriti asnjë gjuajtje në portë dhe pati vetëm tre përpjekje në përgjithësi në atë që ishte një paraqitje shumë e vendosur në mbrojtje nga kuqezinjtë.

Ndeshja u shtrua pasi Marko Lazetic u fut nga pankina për të shënuar golin e tretë në kohën shtese, duke shënuar rikthimin e tij nga lëndimi në një mënyrë pozitive pasi Milani përfitoi nga barazimi 1-1 midis Chelsea dhe Red Bull Salzburg për të shkuar në krye te grupit me katër pikë.

Lazetic menjehere ka shfaqur talentin e tij dhe faktin se eshte lojtar tek i cili Milani beson shume dhe pagoi 4 mln euro te Crvena Zvezda. Kontroll topi, teknike, force dhe shpejtesi. Fillimisht iu afrua golit dhe gjetipritjen e portierit, pastaj shenoi.