Zaimina është një “njerkë” model, bën surprizan e bukur për vajzat e bashkëshortit nga martesa e parë

Zaimina Vasjari gjithmonë ka treguar se ka një marrëdhënie të mirë me dy vajzat e bashkëshortit të saj, Klodian Asllanit.
Kristel dhe Jennifer janë dy vajzat e partnerit të këngëtares nga një martesë e mëparshme.Së fundmi Zaimina ka realizuar një video shumë të veçantë për vajzat e tij dhe të voglën e saj.
Në videon e publikuar shkruhej se këngëtarja i kishte treguar vajzave që brenda një kutie ndodhej ‘fotoja e vajzës së preferuar te babit’ dhe secila mendonte se do të ishte fotoja e tyre.
Të treja vajzat e hapën kutinë dhe nuk e pritën që brenda saj të ndodhej një pasqyrë, që do të thotë se secila prej tyre është e preferuara e tij.
Rikujtojmë që çifti kanë edhe një vajzë, Khloe dhe djalin të cilin e solli në jetë disa muaj më parë, Kamar. Zaimia dhe Klodiani janë ndër çiftet më të komentuara të showbiz, edhe pse janë munduar që jetën e tyre private ta mbajnë larg medias.
Prej kohësh tashmë, ish-modelja i mungon skenave shqiptare. Këngëtarja ka hequr dorë nga muzika, duke iu përkushtuar familjes dhe biznesit të saj.







