Zbulim i bujshëm nga Anglia: “Nënshkrimi në janar, Maldini mund të gëzohet!”

Pavarësisht se merkato ka mbaruar prej më shumë se dy javësh, prapaskenat dhe qasjet e reja vazhdojnë të ndjekin njëra-tjetrën. Nëse ka një zbulim që ka shkaktuar kaq shumë diskutime, është ai që i referohet dëshirës së Chelseat për të blerë Leaon në fund të verës.
Interesimin e bluve për portugezin e ka konfirmuar edhe Paolo Maldini. Rreth 80 milionë euro për ofertën e Chelseat për Milanin, padyshim e refuzuar. Arsyet janë të ndryshme. Së pari, klubi kuqezi nuk e konsideroi të mjaftueshëm propozimin ekonomik. Të gjithë e dimë se lojtari ka një klauzolë lirimi prej 150 milionë euro.
Për më tepër, oferta e Chelseat erdhi në ditët e fundit të merkatos dhe do të kishte qenë praktikisht e pamundur për Milan të gjente një zëvendësues për të luajtur në një kohë kaq të shkurtër. Disa të panjohura vazhdojnë të rrinë pezull mbi të ardhmen e portugezit, padyshim sepse rinovimi i tij me kuqezinjtë nuk ka ardhur ende.
Asgjë e thjeshtë për Milanin! Ekziston shqetesimi se Rafaeli do të përfundojë në të njëjtën mënyrë si Donnarumma dhe Kessie. Kërkesat financiare të lojtarit dhe agjentit të tij Jorge Mendes janë rritur tani. Nëse deri në marsin e kaluar flitej për një pretendim prej 6 milionë eurosh në sezon, tani ka arritur në 7-7.5 milionë. Por shumë, si në çdo çështje, do të varet nga vullneti i lojtarit.
Në veçanti, ditët e fundit në Angli kanë qarkulluar zëra për transferimin e mundshem të portugezit te Chelsea ose Manchester City. Veçanërisht Pep Guardiola është një admirues i madh i Leaos dhe do të donte ate ne vend te Jack Grealish zhgënjyes. Një parashikim për verën e ardhshme sigurisht!
Por nga Daily Mail vjen një lajm i bujshëm. Tabloidi i njohur anglez bën të ditur se Rafael Leao do të nënshkruajë një kontratë të re afatgjatë me Milanin në janar, për të heshtur zërat e shumtë të merkatos që e japin atë te Chelsea dhe City. A do të jetë vërtet kështu? Nëse ka vullnet nga të dyja palët (dhe Milani e ka siç deklaron Maldini), rinovimi do të bëhet pa dyshim!



