Zbulohet mister “Rebic”, Il Giornale shpjegon problemin e tij dhe pse nuk operohet dot

Pas një fillimi shumë premtues të sezonit, Ante Rebic iu desh të ndalonte për shkak të një problemi me shpinën që po e detyron të humbasë disa ndeshje. Ai po ndjek nga tribuna ne San Siro sfidat teksa gjithashtu golat e shenuat ndaj Udinese qe vlene 3 piket jane harruar disi…
Trajneri Stefano Pioli, i cili foli për DAZN në pas ndeshjsn Sampdoria-Milan 1-2, foli për kushtet fizike të Divock Origit dhe Ante Rebic: “Shumë e vështirë për të mërkurën. Ante ka shumë dhimbje, po trajton problemin, por nuk lëviz dot ashtu si do te donte.
Divock? Origi ka një gjë të vogël dhe nuk mendoj se është e mërkurë, të shpresojmë për të dielën. Por kemi të tjera. alternativa. Karakteristika si ato të Leaos aty ka vetëm Rebiç të vogël”.
Siç raportohet nga Il Giornale, kroati ka disa javë që vuan nga një hernie e vogel diskale. Nga Milanello raportojnë se bëhet fjalë për një hernie me përmasa të vogla, por që i shkakton dhimbje me pamundësi për t’iu drejtuar terapive drastike (përdorimi i kortizonit) ose për të vazhduar me operacion.
Hernia e diskut/diskale zakonisht ndodh si rezultat i konsumimit gradual, amortizimit të disqeve të shtyllës kurrizore. Me kalimin e kohës, disqet e shtyllës kurrizore humbasin një pjesë të përmbajtjes së ujit duke i bërë më pak fleksibël dhe më të prirur për të pësuar dëmtim madje edhe rupturë.
Disku i prekur nga hernia diskale mund të shtypë nervat që ndodhen pranë duke shkaktuar dhimbje si dhe dobësim apo mpirje të gjymtyrëve, por ka edhe raste kur nuk shoqërohet me asnjë lloj simptome. Shkak i mirëfilltë i shfaqjes së hernies diskale nuk është i mirëpërcaktuar. Mund të shfaqet si rezultat i ngritjes së peshave të rënda dhe rrallëherë mund të vijë edhe nga traumat e shpinës.



