Zbulohet rroga e majme që merr Broja te Chelsea

Armando Broja po vazhdon ëndrrën e Chelsea-t. Pas një viti të suksesshëm tek Southampton, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë pret shansin për të qenë protagonist tek blutë e Londrës.
Nga ana financiare, Armando Broja përfiton një pagë mjaft të mirë tek Chelsea. Sipas Forbes dhe Business Insight, 22 vjeçari arkëton 1.5 milionë euro neto në sezon nga llogaria e Chelsea-t.
Kjo është vetëm paga e lojtarit, i cili mendohet të fitojë më shumë nga sponsorat apo reklamat. Kujtojmë se Broja ka rinovuar me “Blutë” deri në vitin 2028.
Interesi për të është shumë i madh edhe nga ekipet e tjera. Demetrio Albertini është një ish-futbollist që ka shkruar historinë me Milanin si në Europë ashtu edhe në Serie A duke fituar disa trofe. Ish-mesfushori në një intervistë për La Gazzetta Dello Sport ku foli rreth gjëndjes së kuqezinjve ndër të tjera bëri edhe një sugjerim direkt te drejtuesit e Milanit duke nxjerrë emrin e Armando Brojës si zëvëndësues të Ibrahimovic.
“Milanit i duhet një sulmues i ri. Një që të jetë brenda mundësive ekonomike por i aftë për të bërë diferencën menjëherë.Ibra dhe Giroud nuk janë të përhershëm. Nuk kemi akoma mundësi të konkurojmë me gjigantet europianë dhe deri atëherë duhet të gjendt talentë që nuk kanë hapsira te këto klube.
Unë do yë sugjeroja emrin e Armando Broja te Chelsea. Shqiptari është profili i duhur.”- u shpreh ish legjenda e Milanit, Demetrio Albertini.





