Zbulohet surpriza e madhe! Shihni kush do rikthehet këtë sezon në Portokalli

Ka qenë një nga moderatoret e spikatura në edicionet e kaluara. Emri i moderatores Xhemi Shehu, përflitet prej kohës në media se do të rikthehet në moderimin e ‘Portokalli’. Por me sa duket Xhemi do të rikthehet në “Portokalli” pas vitesh mungesë në këtë spektakël.
Sipas “Kryefjala.com”, moderatorja rikthehet këtë sezon në ekran, krah Fjoralaba Ponarit. Kjo e fundit është prej dy vitesh moderatore e “Portokalli”, së bashku me Salsano Rrrapin. Edhe Salsano do të jetë moderator i këtij sezoni.
Aktori i humorit dhe moderatori së fundmi është konfirmuar që do të jetë gjithashtu konkurrent në spektaklin e kërcimin “Dancing with the stars”.
Xhemi Shehu është një nga moderatoret me linjat më perfekte të ekranit. Ndonëse vitet kanë kaluar, ajo mbetet po njësoj në formë.
Duket se këtë të mërkurë, Xhemi është bërë nostalgjike dhe është kthyer pas në kohë. “Koha kur bënim foto dhe lumturoheshim”, ka shkruar Xhemi përmbi foto
Ajo ka postuar në Instastory një foto të 20 viteve më parë, ku shfaqet me flokë të zeza, e veshur me të bardha dhe si gjithmonë shumë tërheqëse.







