ZËRA NGA LONDRA | Maldini nuk ka hequr dorë nga Ziyech! Prapaskenat dhe skenari

Milani nuk ka reshtur së menduari dhe duke folur në mënyrë të fshehtë për Hakim Ziyech. Mesfushori sulmues maroken ishte objektiv për Paolo Maldinin në verën e sapo kaluar, i cili më pas, pasi u përball me zgjedhjen për të cuar bxuhetin te De Ketealere, vendosi të terhiqej.
Megjithatë, për momentin duket se Djalli ka ende në mendje mesfushorin sulmues të Chelseat, i cili ende dëshiron të largohet nga Londra në janar dhe nuk eshte aspak i lumtur aq sa reflektohet edhe ne fushe kur aktivizohet…
Pista e një interesimi të mëtejshem të Milan për Hakim Ziyech vjen direkt nga Londra dhe nga burime pranë Chelseat. Portali Football London, në fakt, saktëson se si mesfushori sulmues maroken është ende nën fokusin e Milanit të Paolo Maldinit.
Kontaktet e shpeshta të muajit korrik mbi të gjitha nuk jane ndërprere kurrë. Në gusht, në fund, asgjë nuk u bë, pasi Djalli duhej të detyrohej te terhiqej, por në janar mund të kishte shanse konkrete.
Parate shtesë mund të jenë kualifikimi për në fazën eliminatore të Champions League për Stefano Piolin, i cili në atë moment mund të kërkojë Ziyech sepse do te kishte edhe ate buxhet te duhur te ardhur nga UEFA.
Milani do te merte marokenin për të rritur cilësinë dhe për të ëndërruar: Maldini mendon për të, duke pritur të tashmen por edhe duke ferkuar duart per te ardhmen…



