Zgjedhjet në degët e PD, anulohet procesi, thyhet kutia e votimit në Malësinë e Madhe

Zgjedhjet në degët e partisë demokratike janë shoqëruar me tensione në Malësinë e Madhe ku burimet bëjnë me dije se është thyer kutia e votimit nga një prej kandidatëve për kryetar dege, i cili pretendonte se janë fryrë listat e anëtarësisë dhe janë futur persona që nuk janë pjesë e PD-së.

Komisioni i Rithemelimit ndërpreu zgjedhjet në këtë degë dhe theksoi se do të ketë një analizë të situatës.

Ndërkohë në degën e Peqinit, kryetar u zgjodh Mustafa Pashja, në Mirditë garën e fitoi Albert Mëlysh, në Devoll fitues u shpall Elvis Hajdërlli, në Gramsh Koldhel Cara, në degën 7 të Tiranës fitoi Avni Tobli, ndërsa në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca.

Prishja e zgjedhjeve për kreun e PD në Malësinë e Madhe, Rithemelimi: Po mbledhim provat

Mes 4 kandidaturave në Korçë fitoi Devis Osmani me 48% të votave. Teksa degën e PD-së në Shkodër do ta drejtojë Gjenarin Kapcari, që doli fitues me 47 % të votave.