Zoi bën 1 muajshe, Arbana e vesh me fustan “Gucci” 800 euro (foto)

Një muaj më parë, Arbana Osmani u bë nënë për herë të tretë me një vajzë. Moderatores shumë të njohur shqiptare iu plotësua dëshira e madhe që pas dy djemve të ishte nënë e një vajze.

Ajo dhe Eduart Grishaj e quajtën vajzën e tyre Zoi. Zoi sot bën një muaj që ka ardhur në jetë dhe Arbana ka organizuar një festë të vogël ku nuk ka munguar torta speciale.

Moderatorja ka treguar gjithashtu edhe fustanin që i ka veshur së bijës dhe është i markës luksoze “Gucci”, sipas asaj që raporton CNA.al, fustani kushton rreth 800 euro.

Zoi bën 1 muajshe, Arbana e vesh me fustan "Gucci" 800 euro (foto)

Zoi bën 1 muajshe, Arbana e vesh me fustan "Gucci" 800 euro (foto)

Më 1 shtator, moderatorja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani u bë nënë për herë të tretë. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Zoi.

Nga ai moment, Arbana ka qenë herë pas here aktive në rrjetet sociale. Pak minuta më parë, ajo ka ndarë në Instagram disa foto nga jeta e saj kohët e fundit.

Në një prej imazheve, moderatorja shfaqet duke i dhënë në gji të bijës, në një tjetër duke berë shopping, ndërsa në të tjerat shfaqen edhe dy djemtë e saj, Joni dhe Dielli. “Jeta në kohët e fundit”, ka shkruar Arbana krahas imazheve të ëmbla.