Zonja e parë e SHBA-së, Jill Biden takohet me refugjatët ukrainas në Rumani: Ata e dinë se ne jemi me ta

Mësohet se zonja e parë e SHBA-së Jill Biden, e shoqëruar nga zonja e parë rumune Carmen Iohannis, vizitoi një shkollë mëngjësin e sotëm ku biseduan me mësues ukrainas dhe rumunë, folën me nënat ukrainase dhe u takuan me fëmijët.
Pas vizitës së saj në Shkollën e Uruguait, Jill foli me gazetarët përpara se të hipte në avion, duke diskutuar ndikimin e vizitës së saj në shkollë dhe guximin e nënave që takoi.
“Ishte kaq emocionale, apo jo? Unë mendoj se vërtet ukrainasit e dinë se ne jemi me ta,” u tha ajo gazetarëve.
“Ju mund ta shihni; ata fëmijë kanë vuajtur vërtet,” shtoi ajo.
“Në shumë mënyra, mësuesit janë personat që i ndihmojnë këta fëmijë të përballen me traumën e tyre dhe me emocionet.”
Biden u ul në një tavolinë për të folur me një grup fëmijësh, të cilët, sipas mësuesve të tyre, po vizatonin se si do të dukej bota pa luftë. Zonjat e para patën zhvilluan një seancë dëgjimore me mësues dhe refugjatë.
Anastasia Konovalvoa, një mësuese ukrainase e cila iku në mars në Rumani, ishte mes atyre që treguan historinë e saj.
“Kam kaluar kufirin me djalin tim 3-vjeçar dhe gjithçka që mendoja ishte se si ta shpëtoja fëmijën tim,”tha ajo.
Jill Biden falënderoi gjithashtu Iohannis dhe tha se qytetarët rumunë janë “heronj”.
Pas seancës së dëgjimit, ata dolën jashtë ku studentët kënduan himnin kombëtar rumun të ndjekur nga kënga e marshimit ushtarak ukrainas.
Jill Biden tani është nisur për në Sllovaki.

