ZYRTARE: Futbollisti i njohur i Superiores refuzon Partizanin dhe firmos për Dinamon

Ilir Allmuça ka zgjedhur të vijojë karrierën te Dinamo. Në prezencën e presidentit Adrian Bardhi, ish-kapiteni i Egnatias ka firmosur deri në 2025.
Mbrojtësi i majtë rikthehet kështu te Dinamo, duke zgjedhur Blutë që luajnë në Kategorinë e Parë. Kujtojmë se për Allmuçën kishte interes edhe nga Partizani gjatë merkatos së verës.
“Ilir Allmuça rikthehet në shtëpi. Ditën e sotme, në praninë e presidentit Adrian Bardhi u bë prezantimi i mbrojtësit 26-vjeçar Ilir Allmuça, i cili kthehet në skuadrën mëmë pas një eksperience me skuadrën e Egnatias, ekip ku sëfundmi mbajti edhe shiritin e kapitenit”, njofton Dinamo.
Nderkohe një portier italian është shumë pranë firmës me kryeqytetasit. “Panorama Sport” mëson se ka një akord mes palëve, por emri mbahet “mister”.
Të tjera detaje që gazeta ka arritur të mësojë janë se portieri është 24 vjeç dhe numëron rreth 20 ndeshje në Serinë A.
Po ashtu, italiani numëron 43 ndeshje në Serinë C, çka do të thotë se ka eksperiencë të konsiderueshme. Përderisa ka provuar edhe Serinë A, patjetër që duhet të jetë një element me vlera. Ai ka pranuar të veshë fanellën e Dinamos për vazhdimin e karrierës, duke vlerësuar emrin që ka kjo skuadër në futbollin shqiptar.





