ZYRTARE: Lazio i tregon derën futbollistit shqiptar, 28-vjeçari duhet të gjejë ekip të ri këto orë të fundit të merkatos

Riza Durmishi është larguar përfundimisht nga Lacio! Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoëeb”, mbrojtësi shqiptar ka ndërprerë në mënyrë konsensuale kontratën e tij me klubin bardhekaltër, teksa tani do të jetë një lojtar me parametra zero për çdo ekip.
28-vjeçari me origjinë shqiptare, përshëndet kryeqytetin italian pas 4 vitesh, ku erdhi nga Betis në verën e vitit 2018.
Me Lacion ai përfitonte rreth 1 milionë euro në sezon dhe ka pasur gjithashtu eksperienca si i huazuar te skuadrat e Salernitanës, Nisë dhe Sparta e Roterdamit.
Ndërkohë shqiptari tjetër i Lazios, Elseid Hysaj do vazhdojë të qëndrojë te kryeqytetasit, edhe pse u përfol shumë për një largim të mundshëm në këtë merkato.
Hysaj u fut zi zëvendësues në fitoren e javës së kaluar ndaj Interit, por bëri një paraqitje shuëm të mirë për aq minuta sa luajti.
Por një dëmtim misterioz ka ndodhur në stërvitje dhe Hysaj nuk ishte fare i pranishëm në sfidën e djeshme ndaj Sampdorias që përfundoi 1-1.





