ZYRTARE | Tonali lidhet me Milanin edhe 5 vite, detajet! Djaloshi i ardhur nga një epokë tjetër që po shuhet… Prapaskena me agjentin!

“Milani eshte familja dhe shtepia ime, e shoh karrieren gjithmone ketu. Nuk eshte problem aspak firma dhe rinovimi…” Kur Sandro Tonali tha keto fjale ndoshta shume pak i besuan. Kjo sepse ne futbollin e sotem nuk ecet me dashuri fanele dhe mirenjohje…

Por, mesfushori me numer “8” eshte nje lojtar i nje epoke tjeter, i nje dashurie qe ka jetuar dhe do te jetoje, edhe pse ne grimca. Mori stilolapsin, nuk degjoi asnje oferte te ardhur nga jashte, sidomos Premier League, dhe i tha agjentit: shko ne Casa Milan dhe zgjidh rinovimin! Ashtu si Fikayo Tomori, sigurisht…

Sandro Tonali ka zgjatur kontratën e tij me Milanin deri në qershor 2027, duke dyfishuar pagën e tij aktuale dhe duke e përkushtuar të ardhmen e tij në klub. 22-vjeçari vizitoi sot selinë e Casa Milan me agjentin e tij, duke firmosur dokumentet me drejtorët Paolo Maldini dhe Frederic Massara.

Tonali u ble nga Brescia në vitin 2020, fillimisht në huazim për 10 milionë euro me 6.9 milionë euro shtesë për të përfunduar transferimin. Për të ndihmuar Milanin që të kalonte me sukses kete pengese, në atë kohë mesfushori pranoi një pagë më të ulët me vetëm 1.2 milionë euro në sezon.

Atij iu premtua një rritje e konsiderueshme pasi situata financiare në klub ishte më e qëndrueshme dhe se koha ka ardhur, duke sjellë me vete një rritje në pothuajse 3 milionë euro në sezon.

Tonali u rrit si një mbështetës i Milanit dhe fitoi mundësinë për t’u bashkuar me kuqezinjtë, duke i ndihmuar ata të fitojnë Scudetton sezonin e kaluar. Lajmi vjen një ditë pasi kuqezinjtë i zgjatën kontratën bashkëlojtarit të tij Rade Krunic deri në vitin 2025.

Tonali sipas Fabrizio Romano u kerkua nga disa klube dhe mes tyre edhe Arsenali ne Premier League por per asnje moment nuk mendoi largimin nga Milani dhe ishte i bindur per te vazhduar dhe rinovuar madje edhe kontraten duke u blinduar te klubi qe ai dashuron!