Zyrtarizohet ftesa e parë për ndeshjet e shtatorit, Reja fton ish-sulmuesin e Superiores

Taulant Seferi do të jetë i grumbulluar nga Reja për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Sulmuesi u transferua nga Tirana te Vorskla Poltava në Ukrainë.
Aventura e tij në Europë me bardheblutë nuk përfundoi ashtu siç duhej, teksa Seferi nuk e bëri diferencën. Megjithatë Reja nuk e ka humbur besimin te sulmuesi që arriti të realizonte në transfertën e Shqipërisë me Islandës.
Konfirmimi ka ardhur nga vetë klubi i Ukrainës që tregon se Seferi do të jetë pjesë e Kombëtares në fundin e shtatorit.
Teksa afrohen datat e dyndeshjeve të mbetura për Ligëne Kombeve ndaj Izraelit dhe Islandës, aq më shumë i shtohet dhimbja e kokës trajnerit Edi Reja.
Shqipëria po ndiqet nganjë fat i keq, pasi në harkun edy javëve janë dëmtuar disalojtarë të rëndësishëm të formacionit kuqezi, pa kujtuar këtuminutat e pakta që po merr pjesa tjetër e lojtarëve nëpër ekipet e tyre respektive.
Nëse do tërendisnim një formacion hipotetik me emrat të cilët Edi Rejaka grumbulluar në kohët e fundit, atëherë do të shikonim njëShqipëri me shumë ndryshime, në rast se skema do të ishtepo e njëjta. Aktualisht të dëmtuar janë: Berisha, Gjimshiti, Kumbulla, Dermaku, Manaj dheVrioni.





