Zysh Mirela ndahet para kohe nga jeta; Kolegët dhe qyteti në këmbë për ngushëllime

Mirela Luli, mësuese në një nga gjimnazet e Kurbinit, është ndarë para kohe nga jeta, mëngjesin e kësaj të mërkure. Lajmin e bëjnë me dije kolegët e saj, në Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar.
Mësuese Mirela vitet e fundit të jetës dha kontributin e saj në gjimnazin” At Shtjefen Kurti” në Gorre të Kurbinit, aty ku punoi për shumë vite dhe rriti breza.
Zyshë Mirela do të mbetet në kujtesën e mësuesve, prindërve dhe brezave të tërë nxënësish, si një qytetare e arsimtare e denjë. Këtë e shkruajnë dhe thonë shumë të pranishëm, që sot ishin aty për nderime.
“Ndahet nga jeta parakohe mësuese Mirela Luli. Vitet e fundit të jetës dha kontributin e saj në gjimnazin” At Shtjefen Kurti” në Gorre të ZVA Kurbin.
Mësuese Mirela do të mbetet në kujtesen e mësuesve, prindërve dhe brezave të tërë nxënësish, si një qytetare e denjë dhe mjaft e respektuar.
DRAP Lezhë u shpreh ngushellime të sinqerta familjes së Mirelës! U prehsh në paqe kolege! Të qoftë i lehtë dheu”, thuhet në njoftomin e kolegëve për Mirela Lulin.





